Një Retreat unik i cili zhvillohet për të tretën herë rradhazi në Valbonën e bukur.
Grup energjik, momente zbavitëse, mësime domethënëse, miq të rinj dhe kujtime të paharrueshme të presin në këtë udhëtim 3 ditor drejt fuqizimit dhe rritjes personale.
Udhëtimi do të zhvillohet në Valbonë dhe në destinacione të tjera të jashtëzakonshme në veri të vendit tonë më 18, 19, 20 GUSHT.
Ky Retreat unik do të ofrojë aktivitete dhe lojëra të cilat do të forcojnë frymën e grupit dhe bashkëpunimit.
Një trajnim ekskluziv nga Ermali, i shoqëruar me interaktivitet për një përfshirje dhe përvetesim sa më të mirë të njohurive. Një trajnim që do jetë një eksperiecë mbresëlënëse për cdo pjesëmarrës.
Meditim ekskluziv nga Mjeshtri i Meditimit Sheki Useini.
Në harmoni të përkryer me situatën dhe gjendjen, meditimi transcendental do të jetë i paharrueshëm si pjesë integrale e këtij trajnimi ekskluziv.
Lojrat dhe argëtimi do të jenë refreni i këtij aktiviteti. Sfida dhe shpirti i garës do i bëjnë disa momente të udhëtimit një “betejë” argëtuese. Mbrëmja do të shoqërohet me muzikë dhe argëtim.
3 ditë në zemër të natyrës dhe bukurisë së Valbonës, ku do kesh mundësinë të zgjosh brendinë dhe të lidhesh edhe më tepër me natyrën, duke fituar kështu qetësi dhe relaks.
(Drekë në Lumin e Shalës, Drekë në Valbonë, Drekë në Prizren)
Trajnim ekskluziv nga Ermal Mamaqi
Akomodimi 2 netë në Valbonë
Transporti me autobus komod
Udhëtimi me varkë në Koman - Lumi i Shalës - Fierzë
Meditim unik nga Mjeshtri Sheki